Shkup, 7 mars – “Nëse nuk është e rëndësishme paga, do të thotë se jetoni nga diçka tjetër. Propozoj të gjithë kandidatët të kalojmë vetingun”.
Kështu ka porositur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për kryetar të shtetit.
Osmani ka komentuar në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal5, komentet dhe reagimet ndaj deklaratës së tij se jeton vetëm nga paga e ministrit.