Bujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 2004 në Shkup. Një pjesë të specializimit e kreu në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, në periudhën 2006 – 2007 dhe zyrtarisht mori titullin kirurg specialist në vitin 2012. Në vitin 2014 Osmani filloi studimet e doktoraturës në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ku dhe mori titullin e doktorit PhD në korrik të vitit 2018. Bujar Osmani e filloi praktikën e tij profesionale si doktor i mjekësisë në vitin 2004, në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Në periudhën 2008 – 2011 ishte Ministër i Shëndetësisë. Nga viti 2011 punoi si kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Digjestive në Shkup. Në vitin 2011 u emërua edhe Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në kryesinë e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim dhe në vitin 2023 u emërua nënkryetar i kësaj partie. Në qershor të vitit 2017, Osmani u emërua Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. Gjatë mandatit të tij në këtë pozitë, Republika e Maqedonisë së Veriut kishte progres tejet të rëndësishëm në procesin e eurointegrimeve siç ishin, kalimi në fazën e dytë të Procesit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në Iniciativën Adriatiko-Joniane, ndërsa arritja e rëndësisë thelbësore ishte vendimi që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bujar Osmani
Kandidat për President në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Subscribe Newsletter to get update